Xavi tashmë ndodhet në ShBA

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tashmë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ditë më parë ekipi katalanas kanë udhëtuar drejt Amerikës, për të zhvilluar ndeshjet parasezonale.

Të gjithë përveç trajnerit u nisën për në Amerikë.

Xavi Hernandez nuk udhëtoi me ekipin e tij me arsyetimin se kishte vizituar tre herë Iranin, një vend terrorist.

Pesë ditë më vonë, sipas ‘AS’, Xavi arriti të merrte një leje speciale për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, ai gjatë ditës së sotme ka zbarkuar në tokën amerikane për të marrë drejtimin e skuadrës.

Kështu, trajneri tashmë do të jetë në gjendje të drejtojë stërvitjen e tij të parë këtë të enjte në orën 19:00. (04:00 në Spanjë) në Fushën Cashman.

Ai do të ketë edhe tre seanca pune për t’u përgatitur për ‘El Clasicon’ në Las Vegas, një lojë që pavarësisht se është miqësore, do të ketë një rëndësi të veçantë.