Në Dibër dy të infektuar të ri me Kovid-19 dhe tetë të shëruar

Në Dibër po rritet numri i personave të infektuar me Kovid-19, por edhe personave të shëruar.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy raste të sapo infektuar me Kovid-19, që është rasti i 23-të këtë muaj. Numri më i madh i të infektuarve ose 10 ishin regjistruar më 1 gusht, kur fatkeqësisht një pacient vdiq.
Në 24 orët e fundit, tetë pacientë janë futur në listën e të shëruarve, ose nëntë këtë muaj. Shumica e të shëruarave, që nga fillimi i pandemisë, u regjistruan në 31 korrik, 17 persona.
Me rastet e konfirmuara sot numri i përgjithshëm ka arritur në 221, prej tyre në listën e të shëruarve janë vendosur 91, kanë vdekur tetë (dy këtë muaj), ndërsa aktiv në sëmundje janë 122 persona, prej tyre dhjetëra janë hospitalizuar në institucionet shëndetësore në Shkup.
Krahasuar me fazën e parë të sëmundjes, kur janë regjistruar 51 raste të infektimit, të gjithë të tjerët gjegjësisht 170 janë në fazën e dytë, më saktë nga 5 qershori deri sot.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i të infektuarve të ri do të rritet si rezultat i mosrespektimit të rekomandimeve për ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjes së maskës mbrojtëse, pastaj grupimit, një fenomen që është i pranishëm,
veçanërisht në plazhet e Liqenit të Dibrës, dhe mbajtjes së ahengjeve të vogla në shtëpi.
Fakti që dibranët nuk e respektojnë masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, konfirmohet nga të dhënat më të fundit statistikore të Sektorit të Punëve të Brendshme, sipas të cilave në 24 orët e kaluara janë lëshuar urdhra për
kundërvajtje për 58 persona./MIA