Katër të infektuar të rinj dhe gjashtë persona të shëruar nga koronavirusi në Kërçovë

Katër të infektuar të rinj me koronavirus dhe gjashtë persona të shëruar janë në Kërçovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë arriti në 223 persona, nga të cilët 131 janë aktivë, 83 janë shëruar dhe nëntë njerëz kanë vdekur.
“Sot te ne kemi katër të infektuar të rinj dhe të gjithë mjekohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes dhe natyrisht se janë në izolim. Për fat të mirë, ne kemi gjashtë persona të shëruar nga koronavirusi”, informon Dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit Komunal të Krizave në Kërçovë.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore./MIA