Në bursa nafta ka rënë më lirë për 13%

Çmimet globale të naftës sot në bursat botërore u ulën për 13%. Kjo erdhi pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, thanë se do ta rrisin prodhimin e naftës në treg.

Nafta e papërpunuar Brent është 111 dollarë për fuçi. Edhe Arabia Saudite gjithashtu mund ta rrisë prodhimin. Furnizimi shtesë nga OPEC mund të kompensojë disa mungesa të furnizimit, të krijuara nga ndërprerja e shitjeve të naftës nga Rusia, për shkak të sanksioneve ekonomike.