Parlamenti bullgar njëzëshëm ka votuar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend deri më 13 prill që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri, prejse numri i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në 23.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, udhëtimi deri dhe nga vendet me përqindje të madhe të të infektuarve do të ndalohet, shkollat dhe universitetet do të mbyllen, ndërsa policisë do t’i lejohet të intervenojë që t’i izolojë personat e infektuar.
“Qeveria gjithashtu, planifikon ribalanc të buxhetot për vitin 2020 që të ndajë financim më të madh për mbështetje të sistemit shëndetësor”, theksoi kryeministri Bojko Borisov para deputetëve.