Në atmosferë entuziaste, filloi aktivitetet Shtabi Zgjedhor i degës së BDI në Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, sonte në mënyrë solemne dhe në njëatmosferë entuziaste edhe zyrtarisht filloi aktivitetet zgjedhore me hapjen e ShtabitZgjedhor. Në prani të qindra anëtarëve të BDI, Kryetari i Shtabit Komunal, z. Nexhati Jakupi, mestjerash nënvizoi rëndësinë e fitores së BDI në zgjedhjet e 12 Prillit, duke cituardeklaratën e liderit Ahmeti që vota për BDI sjell fitore, por fitorja e BDI këtë herë duhettë jetë vendimtare.“Fitorja e BDI-së kësaj radhe është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe si asnjëherëmë parë. Ky moment na bënë ende më vigjilent pasi BDI është dhe mbetet një pikëorientimi i të gjitha subjekteve politike në vend nga të gjitha provinciencat, pasi të gjithakëto parti programet e tyre partiake i orientojnë nga BDI dhe synojnë që të garojnë meBDI, dhe ky është fenomen që neva na bën krenarë, pasi e konfirmon forcën politike,forcën e organizatës më të fuqishme politike të shqiptarëve në vend e cila u del karshitë gjitha sfidave të kohës”, tha Jakupi. Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani. “Sonte bashkë nga këtu do të çojmë një porosi pë ata që thuan se nëse ju pëlqejmëatyre do të na hapin derën për kooalcion. Ne ju themi që edhe në këto zgjedhje si nëçdo herë tjetër, BDI për kooalicion zgjedh popullin tonë, i cili me besimin që na jep ndërvite, na jep fuqi që të hapim shumë dyer, siç hapëm dyert e shumë ndërtesave të rejashkollore, dyer universitetesh, dyer të sallave sportive, dyer klinikash për mjekëshqiptarë, dyer të institucioneve për administratorët shqiptarë, dyert e institucionevepër udhëheqës shqiptarë, ndërsa ju gjersa nuk ishte BDI-ja këta dyer i mbajtët tëmbyllura”, tha Hasani. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetar i BDI, z, Nevzat Bejta. “Rrugëtimi i liderit tonë, z. Ali Ahmeti nuk ka qenë i lehtë që të vijmë deri te kjo ditë.Rrugëtimi i tij ka qenë i gjatë për të sjellur të gjitha këto të arritura jo vetëm këtu tek ne,por edhe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare. Të gjithë janë vërslulur kundërKryetarit tonë, për shkak se ai ka bërë punë të mëdha që nuk i ka bërë dikush tjetër deritani. Lideri jonë arriti të materializon të gjitha aspiratat shpirtërore që ka pasur çdoshqiptar”, tha mes të tjerash, z. Bejta.
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega GostivarRruga: Sede Kostovski, 1230 Gostivar, tel: +389 42 218 701 fax: +389 42 218 701 www.bdi.org.mk bdi, dega GosvarHapja e shtabit zgjedhor, kaloi nën frymën e festave të 7 dhe 8 Marsit. Kryetari i shtabit,z. Jakupi pasi ua uroj mësimdhënësve të pranishëm 7 Marsin, dhe pjesëtareve tëgjinisë femrore, 8 Marsin, ftoi nënkryetaren e Forumit të Grues së BDI, Vjollca Ademi, tëpërshëndes të pranishmit. Duhet theksuar që në hapjen e shtabit zgjedhor, në mesin e të pranishmëve u vërejtënshumë prurje të reja në radhët e BDI-së.