Në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një australiane

ë 20.06.2021 në ora 02.00 në Vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar” – Shkup, policët kanë arrestuar N.D.(29) nga Australia.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas kontrollimit të pasaportit, është vërtetuar se e ka tejkaluar lejeqendrimin për turist në Maqedoninë e Veriut.

Personi është dorëzuar në Sektorin për të huaj në Shkup./TV21