Në aeroportet e Maqedonisë s’do të ketë fluturime nga 31 dhjetori deri me 2 janar

Nga 31 dhjetori 2023 deri më 2 janar pritet të bllokohet Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe ai i Ohrit, pas kërcënimeve për grevë nga Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror.

Kjo Sindikatë mëngjesin e sotëm i ka dërguar njoftim drejtorit të M-NAV, Fahrudin Hamidi se do të hyjnë në grevë nga 31 dhjetori deri më 2 janar, nëse nuk tërhiqen dy konkurset për punësim.

Aleksandar Tasevskit, kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, theksoi se menaxhmenti nën udhëheqjen e drejtorit Fahrudin Hamidi i kanë shpallur konkurset në mënyrë të fshehtë dhe se në këtë mënyrë kanë shkelur marrëveshjen e arritur para ministrit të transportit Bllagoj Boçvarski.

Sipas Sindikatës konkursi është shpallur para festave për të punësuar njerëz joadekuatë.

Tasevski thotë se në njërën nga konkurset kërkohet “asistent biznesi” ndërsa me tjetrin synohet që ish drejtori Migjen Selmani të punësohet në M-NAV, si “këshilltar për resurse njerëzore”.(INA)