Ndryshon ora policore në Maqedoni

Sot ka ndryshuar regjimi për levizje në Maqedoninë e Veriut. Regjimi nuk ka ndryshuar sikurse deri tani me vendim të Qeverisë, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Gazeta Lajm. Kjo gjykatë ka vendosur të hapë procedurë lidhur me kufizimet e vendosura për levizje të fëmijëve deri 18 vjeç dhe të moshuarve mbi 67 vjeç. Deri në vendimin përfundimtar, këto kategori të qytetarëve do të mund të lëvizin si të gjitha grupmoshat tjera.