Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi në “Click Plus” të TV21 tha se në 3-4 muajt e fundit janë intensifikuar përpjekjet për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, me çka vendit i hapet rruga drejt Bashkimit Evropian, përcjell TV21. Gashi thotë se po zhvillohen bisedime në nivelet më të larta dhe se shpreson që nga të njëjtat, të ketë rezultat pozitiv.
“Se këto 3-4 muajt e fundit ka pasur takime dhe iniciativa shumë më shumë sesa ndoshta bashkërisht dy vitet e kaluara. Jemi duke ecë asaj rruge. Prioriteti i ynë mbetet Bashkimi Evropian. Ndryshimet kushtetuese e dimë se janë barrierë. Po kërkojmë vetëm një mënyrë si ta gjejmë një garancë, një parashikueshmëri që ndryshimet kushtetuese që do t’i bëjmë edhe t’i fusim bullgarët si pakicë etnike në Kushtetutë, të jenë kërkesa e fundit që ka të bëjë me çështjet e identitetit dhe mendoj se po zhvillojmë bisedime në nivelet më të larta të mundshme. Të shpresojmë që do të ketë rezultat pozitiv”, tha Gashi në Click Plus.



