Ndryshimet e ligjit për financim të vetëqeverisjes lokale do të sigurojnë të ardhura stabile të komunave, tha Besimi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencë për media bëri të ditur se ndryshimi i ligjit për financim të vetëqeverisjes loale do të sigurojë të ardhura stabile të komunave.

“Ndryshimet e ligjit për financim të vetëqeverisjes lokale do të sigurojnë të ardhura stabile të komunave, qo dë të thotë sigurimin e kushteve më të mira dhe efikase të qytetarëve. Të ardhurat e komunave nga viti 2005 deri në vitin 2019 janë rritur për gjashtë herë nga 5.9 miliardë në 37 miliardë denarë”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.