Ndotja e ajrit, protesta para fabrikës “Usje” në Shkup

Aktivistët ekologjik bllokuan në mesditë hyrjen e fabrikës “Usje” në Shkup. Thirrjeve nëpër rrjetet sociale iu përgjigjën dhjetëra qytetarë, të cilët protestuan për një orë para fabrikës së çimentos të cilën ambientlistët e cilësojnë si ndotësin më të madh i ajrit nga sektori i industrisë së rëndë. Kërkojnë që të ndalohet me ligj importi i mbeturinave për djegie, dhe të përfshihet sektori civil në procesin e monitorimit të bazave të matjes së ndotjes dhe në kontrollin me inspektorët në terren.

Problemi është te korrupsioni, si pasojë e së cilës ndodhin këto situata. Politikanët që janë përgjegjës nëpër funksione janë në linjë me biznesmenët oligarkë, të cilët na helmojnë për derivate më të lira dhe për profit më të lartë- tha Marjan Nenov, Shoqata për Ajër të Pastër.

Nëse ka krim nuk duhet të presim edhe një vit të zbulohet kriminalitete i ndotjes si në këtë fabrikë, ashtu edhe në Makstil, Feni Industri, por edhe në termocentralin TEC-Bitola- tha Vlladimir Kunovski, Ekologjist.

Ajri i ndotur është një nga faktorët për vdekshmërinë e fëmijëve. Alergji, astma, bronkite dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes janë vetëm një pjesë e shkaqeve që fëmijët i pësojnë nga ndotja enorme e ajrit- pohoi Dragi Zmijanac, Ambasada për fëmijë “Megjashi”.

Madje, me maska në fytyrë dhe parulla në duar bëjnë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin masa për ndërprerjen e të gjithë veprimtarisë së “Usjes” siç thonë për vrasje të ngadalshme. Përderisa, po mbanin fjalim organizatorët e Shoqatës për ajër të pastër, krerët e kësaj fabrike erdhën për tu sqaruar me protestuesit. Por, hasën në revoltën e tyre. (Atmosferë se si bërtasin – 8.07…)

Drejtori , tha se posedojnë lejen A-integrale, sipas së cilës shteti u jep për kompanive të industrisë së rëndë që respektojnë të gjitha standardet ekologjike të lirimit të gazrave nga oxhaqet e fabrikave.

Usje nuk është shkaktar i ndotjes së ajrit në Shkup! A jemi ne? Nuk është shkaktar për ndotjen në Kavadar, në Tetovë, Ohër apo diku tjetër. Usje ka 24h sistem të monitorimit. Unë ju ftoj- tha Boris Hrisafov, Drejtori i fabrikës “Usje” .

Thirrjen e drejtorit për të vizituar nga brenda ambientet e fabrikës ku digjen mbetjet RDF në furrat me temperaturë të lartë, e refuzuan protestuesit. Ata thanë se duhet të shkonit te deponia Drislla, ku Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Ekologjisë kishin ditë të hapur me opinionin. Sipas organizatorëve, termini i njëjtë me protestën nga autoritetet është bërë qëllimisht që të ulin vëmendjen e opinionit për bllokimin e Usjes. Aktivistët, në shenjë simbolike, siç e quajtën të ndotësit më të madh të ajrit, i dhuruan edhe një trofe drejtorit, i cili nuk e pranoi.