Ndihma e shpejtë mjekësore për Vitin e Ri do të punojë 24 orë

Ndihma e shpejtë mjekësore për mjekim shtëpiak gjatë kohës së Vitit të Ri dhe festave tjera do të jetë në gatishmëri 24 orëshe dhe do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve, njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Në natën e ndërrimit të moteve në dispozicion do të jenë ordinancat e kujdestarisë për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielën dhe gjatë festive në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Po ashtu, me punë të përditshme do të funksionojë edhe njësia e vizitës shtëpiake.

“Për shkak të festave të Vitit të Ri, nga Ndihma e parë mjekësore rekomandojnë të sëmurit kronikë rregullisht ta pranojnë terapinë e shkruar, qytetarët të cilët agjërojnë me rastin Krishtlindjes, të kujdesen me ushqimin pas përfundimit të agjërimit, të jetë të matur me shfrytëzimin e alkoolit, për t’ju shmangur pasojat negative – helmimet me alkool, përleshjet dhe aksidentet e trafikut… Posaçërisht apelohet deri te popullata e re të mos konsumon pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, të përmbahen nga shfrytëzimi i mjeteve piroteknike dhe krismat me armë për shkak të shmangies së lëndimeve të padëshiruara, djegieve dhe lëndimeve tjera më të rënda”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Mes tjerash nga atje shtojnë se kanë shpresë se qytetarët tej mase do t’i respektojnë dhe do t’ju përmbahen rekomandimeve me qëllim që festat e Vitit të Ri, të kalojnë me gëzim dhe disponim sa më të mirë.