Strugë, edhe këtë vit nuk do të ketë festime për Vitin e Ri

Për dallim nga Ohri, në Strugë edhe këtë vit nuk do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri në sheshin e qytetit. Edhe pse një numër i madh i mërgimtarëve festat e fundvitit i kalojnë në vendlindje, ndërsa në Strugë vërehet ardhja e turistëve të huaj, pushtetit lokal vendosi ta bëj këtë hap, pa arsyetim paraprak. Qytetarët dhe punonjësit turistik konsiderojnë që Struga duhet të përpiqet më shumë nëse dëshiron të tërheq më shumë mysafirë të huaj.

Duhet të ketë ndonjë ngjarje kulturore, ndonjë pritje të organizuar. Përveç që vërehet lëvizja e mysafirëve të huaj, gjithashtu këtu tani janë edhe njerëzit tanë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit dhe të cilët tani kanë ardhur në vendlindje. Do të thotë, ata presin ndonjë festë, por kjo gjë nuk po ndodh- tha Ankica Kërstanoska- punonjëse turistike, Strugë.

Disa nga ana tjetër konsiderojnë që pushtetit lokal në Strugë në vitin që vjen ka shumë çështje më të rëndësishme për të zgjidhur.

“Jam nga fshati Oktisi dhe fshati jonë 70 vite lufton për ujë, të cilin nuk e kemi”.

“E para, ky kryetar duhet më shumë të interesohet ta bëjë atë port që e kërkojmë me vite. Ata shikojnë të bëjnë vetëm për vete, për neve askush nuk interesohet”.

Duhet të zgjidhet edhe trafiku sepse është diçka shumë e rëndësishme për ne”.

Problemet e vazhdueshme me ujin për pirje, restrikcionet e shpeshta sidomos gjatë verës, përkeqësimi i cilësisë së ujit gjatë reshjeve të dendura të shiut, por edhe problemi me deponitë jolegale, dhe një pjesë e infrastrukturës rrugore nëpër vendbanimet, duhet të jenë prioritetet kryesore të autoriteteve të komunës në vitin 2021.