Zaev: Po investojmë për të ardhmen e qytetarëve tanë

Të gjithë qytetarëve që sonte kur do të festohet ndërrimi i viteve ata do të jenë në punë, në spitale, polici, zjarrfikës, ushtri, duke u kujdesur për vendin dhe sigurinë tonë , kryeministri Zoran Zaev thotë se u jep respekt dhe mirënjohje. Mirëpo shton se për ushtrinë dhe qytetarët viti që vjen, do të mbahet mend si vit kur Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e NATO-s, duke shtuar se asgjë nuk do i ndalë për të trokitur edhe në dyert e BE-së, sepse kanë çfarë t’u thonë, duke konsideruar se vendi ynë ka bërë arritje të mëdha.

“Në disa orë para vitit të ri, kur të gjithë jemi me të afërmit tanë, ju uroj mëngjes më të mirë, shëndet dhe përmbushje me gëzim dhe ngrohtësi. Çdo qytetarë është i rëndësishëm. Për këtë investojmë në qytetarët tanë, në të ardhmen, tek fëmijët. Gjithë populli jonë, pa përjashtim, është pasuria jonë më e madhe. E kthyem kursin tonë shoqëror në mënyrë dramatike, po e bëjmë shtetin tonë si vend social dhe të drejtë. Detyrimi jonë i përbashkët është që të mundësojmë që të gjithë njerëzit ta fitojnë shansin që e meritojnë”, ka deklaruar Zoran Zaev.