Ndeshja Kosovë-Izrael përfundon me barazim

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 1-1 në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi ishin afër të merrnin fitoren në “Bloomfield Stadium” të Tel-Aviv.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me Kosovën që gjeti golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të dhe ishte Eli Dasa, i cili shënoi autogol për 0-1, falë një depërtimi dhe harkimi të Milot Rashicës.

Pas këtij goli te Kosova pati një pakujdesi dhe këtë e shfrytëzuan vendasit duke gjetur golin e barazimit 1-1 me anë të Dor Peretz (56’).

Pas golit të barazimit u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat. Pas këtij barazimi, Kosova zë vendin e dytë me një pikë, po aq sa ka Izraeli i treti.