Ndeshja Atletico Madrid – Juventus nuk do të zhvillohet

Atletico Madrid dhe Juventus nuk do të luajnë nesër ndeshjen miqësore në Izrael për shkak të sigurisë.

Gjatë ditës ka qarkulluar lajmi se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet, ndërsa sot klubet e kanë zyrtarizuar.

“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ndeshja që ishte dashur të luhej të dielën në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv është anuluar”, kanë njoftuar klubet.

Avionët izraelitë kanë sulmuar sot territorin e pushtuar palestinez të Gazës, kështu që palestinezët janë kundërpërgjigjur duke gjuajtur me raketa qytetet izraelite.

Luftimet vazhdojnë për të dytën ditë pas më shumë se një viti qetësie relative përgjatë kufirit.

Ndeshja për të dy ekipet do të ishte një provë gjenerale para nisjes së kampionatve, pasi edhe Juventusi e nis kampionatin më 15 gusht ku pret Sassuolon.