“Ndërtimet pa leje” lulëzojnë në Çarshi, Ministria e Transportit shfajësohet

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski ende nuk e ka parë raportin e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, i cili thotë se janë të paktën pesë objekte të paligjshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Boçvarski pohon se nuk ka kompetencë mbi këtë çështje dhe se me rastin në fjalë merret Inspektorati. Ministri nuk e di sa ndërtesa ilegale ka në Çarshi, me arsyetimin se komuna duhet ta dijë këtë.

Ne i monitorojmë të gjitha aspektet në lidhje me lëshimin e lejes për ndërtime të kategorisë së parë, siç janë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Sa i përket aspektit të inspektorateve, ai kuptohet se është nën Këshillin e inspektimit dhe sigurisht që nuk duam ta shmangim këtë çështje, por nuk është në kompetencë të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve – deklaroi Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Më shumë se gjashtë muaj, raporti lidhur me ndërtesat e ndërtuara ilegale ka qenë në Qeveri. Por, deri më tani, askush nga autoritetet nuk dëshiron të tregojë se çfarë do të ndodhë me ndërtesat e paligjshme që janë shpallur si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë për shtetin. Qeveria përmes ndryshimeve ligjore do ta zgjasë afatin për pesë vjet për legalizimin e ndërtesave të paligjshme që janë në proces dhe do të mund të marrin leje për 1 euro për metër katror. Ligji u miratua në vitin 2011. Kurse, në procedurë parlamentare është një projektligj i ri për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, i cili parashikon se pronari i një ndërtese të ndërtuar ilegale në komunë të paguajë 50 % shërbime më të larta komunale, si dënim për ndërtimin pa dokumentacion të plotë./ALSAT