Ndërron jetë personi i katërt që u lëndua nga shpërthimi i bombolës në Rramanli

Pak çaste më parë ka ndërruar jetë njëri nga të lëduarit në tragjedinë e sotme në fshatin Rramanli, duke e çuar në katër numrin e viktimave në këtë tragjedi që u shkaktua nga nga shpërthimi i një bombole gazi, njofton gazeta LAJM. Bëhet fjalë për personin me inicialet SH.A (58).
Për shkak të lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolës, edhe anëtarë tjetër të së njejtës familje ndodhen në Klinikën e Shkupit ku po hospitalizohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. “Për fat të keq, ka ndërruar jetë pacienti 58 vjeçar që ishte i shtruar në repartin e mjekimit intenziv pas lendimeve të marra nga eksplodimi i bombolës së gazit në Kumanovë. Edhe përkundër kujdesit maksimal të ekipit mjekësor, plagët nga djegja ishin të një shkalle shumë të lartë. Të tre pacientët e hospitalizuar, gjenden në repartin e mjekimit intenziv dhe janë në aparat për frymëmarrje artificial. Gjendja e tyre vazhdon të jetë tejet kritike edhe përkundër të gjitha masave që merren nga ekipet tona mjekësore”, tha për mjeku Ilir Hasani për gazetën LAJM.