Ndërron jetë një ushtar 25-vjeçar i Maqedonisë së Veriut gjatë marshimit në Krivollak

Një ushtar profesionist njëzet e pesë vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në poligonin Krivolak, gjatë marshimit.

Bëhet fjalë për ushtarin A.J, vdekja e të cilit është konstatuar mbrëmë në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion të Shkupit.

Shtabi i Përgjithshëm thotë se ushtari ishte një nga kandidatët që ndoqi kursin selektiv për batalionin e forcave speciale dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjendje të shkëlqyer fizike. Prej atje thonë se në përfundim të kryerjes së disiplinës së fundit të kursit selektiv, gjatë marshimit në distancë, ai u sëmurë pa shenja paraprake të dukshme në orët e vona të pasdites, pas orës 18:30, pas çka ra pa ndjenja.

“Menjëherë me automjetin e spitalit të ushtrisë dhe i shoqëruar nga mjeku ushtarak është dërguar në objektin më të afërt shëndetësor në Shtëpinë shëndetësore në Negotinë, pas çka pas ekzaminimeve intervenuese me veturë spitalore është dërguar në Klinikën për Mjekim Intensiv të Shkupit. Me të mbërritur, stafi filloi të marrë të gjitha masat për reanimim, por pas një kohe të shkurtër u konstatua vdekja”, njofton Shtabi i Përgjithshëm.

Gjithashtu në fund theksojnë se do të bëhet autopsia, pas së cilës do të dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit.