Ndërron jetë një shkupjan pasi arrin në ambulancë

Një banor i Shkupit në moshë 62 vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka arritur në ambulancë. Rasti ka ndodhur të martën në Poliklinikën në lagjen Draçevë, njofton policia.

“Më datë 14.04.2020 në ora 09:00 në stacionin policor Draçevë, nga një ambulancë e vendosur në Poliklinikën e Draçvës është njoftuar se në ora 08.40 minuta tek ata është sjellur Sh.S. (62) nga Shkupi, të cilit i është përkeqësuar gjendja pasi ka arritur në korridorin e ambulancës dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar një mjek i ambulancës. Me urdhër të Prokurorit, trupi i është dorëzuar familjes”, njoftoi policia.