Ndërron jetë nëna nga Prizreni që iu bëri konak ushtarëve të UÇK-së

Ka vdekur Zyhra Sallauka, gruaja e cila iu bëri konak luftëtarëve të UÇK-së.

Ajo është nëna e luftëtarit Skender Sallauka.

Lajmin hidhur përmes Facebookut e dha Sami Lushtaku, një nga eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushtaku me këtë rast u shpreh i pikëlluar.

“Nëna Zyhrë ishte një grua burrërore, që në vitet më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugës për në Shqipëri dhe anasjelltas, na ka mbajtur në konakun e saj e na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkatdhetarëve tjerë. Do ta kujtojmë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike.Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi ai në Facebook transmeton Klankosova.tv