Ndërron jetë nëna e këngëtarit të grupit “Marigona”

Ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit të grupit të njohur “Marigona”, Vullnet Sefaja.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.

Në njoftim thuhet se nëna e Vullnetit, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e mërkurë) në varrezat e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miq dhe shokë!

Ju njoftojm që pas një sëmundje të rëndë, sot ndrroi jete nëna ime Valdete Tafil Sefaja.

Varrimi bëhet nesër me 24 Gusht në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës me faljen e namazit të drekës.

E pamja do të mbahet 3 ditë në shtëpinë tonë në Marigona Residence./Lajmi.net/