Aktori Sylvester Stallone mbulon tatuazhin e gruas me fytyrën e qenit “Rocky”

Sylvester Stallone ka mbuluar një tatuazh të gruas së tij Jennifer Flavin me një foto të qenit të tyre.

Një përfaqësues i Stallone-s tha për MailOnline: “Z. Stallone synonte të rifreskonte imazhin e tatuazhit të gruas së tij Jennifer, megjithatë rezultatet ishin të pakënaqshme dhe, për fat të keq, të pandreqshme, transmeton lajmi.net.

Si rezultat, atij iu desh të mbulonte imazhin origjinal me një tatuazh të qenit të tij nga Rocky.

Nga ana tjetër, Jennifer, nënë e tri vajzave Sophia, Sistine dhe Scarlet, gjithashtu zgjoi spekulime për martesën e tyre pasi ajo postoi një foto të saj në fillim të këtij muaji duke i përqafuar.

“Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk është e rëndësishme. Ne të 4 përgjithmonë”, shkruante ajo.

Çifti ka festuar në fillim të vitit 25-vjetorin e martesës.