Ndërron jetë babai i aktores Yllka Gashi

Motra e Yllkës, Donika ishte ajo e cila njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ndër tjera, ajo tregon se në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë babai i tyre Hafiz Gashi, kurse për shkak të pandemisë ceremonia e varrimit do bëhet vetëm me familjarët.

Postimi i plotë i saj:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).

Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.

Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.

Të pikëlluarit:

Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gashi”.

Theksojmë se, aktorja më rolin kryesor në filmin “Zgjoi” nuk ka reaguar ende me ndonjë postim në profilet e saj zyrtare derisa rikujtojmë se Yllka Gashi nuk gjendet në Kosovë por në Amerikë me bashkëshortin dhe fëmijët./Lajmi.net/