Ndërron jetë 25-vjeçari, lëndohet në objekt ndërtimi!

Një 25 vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë punës në një firmë ndërtimi.

Policia, sic percjell KlanM, njofton se rasti është denoncuar nga një spital i Shkupit.

“Sot në ora 09.15 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit” është njoftuar se me lëndime të rënda është sjellë I.S (25) nga Hasanbegu i Shkupit, I cili më pas ka ndërruar jetë. Sipas denoncimit ai ka marrë lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë private, në një objekt ndërtimi në rajonin e Komunës Qendër” – thonë nga MPB-ja.

Në vendngjarje është kryer ekspertiza kurse, sic percjell KlanM, janë njoftuar edhe inspektorati i punës dhe Prokurori Publik, me urdhërin e të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.