Ndërroi jetë profesori i njohur nga Struga

Në Strugë, në moshën 70 vjeçare, ndërroi jetë Prof Dr Musa Musai, një veprimtar dhe njeri i persekutuar nga të gjithë pushtetet që kanë sunduar në trojet shqiptare. Lajmi mortor është bërë i ditur nga veprimtari Shpëtim Pollozhani.

I ndjeri ishte bashkëthemelues dhe veprimtar në PPD. Veprimtar pranë Forumit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Anëtar i kryesisë së Shoqatës Humanitare Bëmirëse Shën Nëna Teteza.

Me kamerën e tij ai rregjistroi qinda ngjarje anembanë trojeje shqiptare. Dhjetëra filmime ia ka dërguar Lobit Shqiptar në Amerikë. I ndjeri ishte studijues dhe publicist. “Një ditë përpara se të ndërronte jetë, ai kishte një status në rrjetet sociale. I qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë që aqë shumë e deshte!”, ka shkruar Pollozhani.(INA)