Ndërroi jetë Nora, zviceran’ja që e mbronte mbulesën

Vdiq Nora Illi, zeri më i “zhurmshëm” i femrës muslimane në Zvicër (1984 – 2020)

Nora Illi ishte zvicrane me prejarrdhje nga Zyrihu, e cila në moshën 18 vjeçare pranoi fenë Islame. Ishte e martuar dhe kishte 6 fëmijë. Ajo njihej si zëri i femrave muslimane, e cila luftonte për të dretat e tyre. Shumë herë ka marë pjesë në emisione televizive vendore dhe atyre jasht vendit, në të cilët debatoheshin tema të ndryshme sa u përket të drejave të femrës muslimane në Islam, mbulesa, nikabi, shkollimi dhe tema tjera të ndryshme të cilat ishin pjesë e përditshmërisë.

Në opinionin e gjërë zvicran, njihej si një femër me permisa radikale, e cila mundohej të sfidonte ligjet dhe mënyrën e jetesës në Zvicër. Ajo ishte kundër një propozim iniciative të lansuar nga blloku djathtist për të ndaluar Nikabin (burkan) dhe gjithnjë një zë kundër çdo iniciative politike që përpiqej të minimizonte të drejtat e muslimanëve në vend.

Ajo thjesht ishte më e zhurmshme ne.

Zoti e mëshiroft.

Foto: web IZRS

/i.a./