Ndërroi jetë një fëmijë shtatë vjeçar në Shkup

Në spitalin e Shkupit ka ndërruar jetë një fëmijë shtatë vjeçar. Shkaku për vdekjen e tij nuk është bë i njohur, por bëhet e ditur se ai nuk ka pasur virus Covid19. Fëmiut i janë marrë dy herë “brise” për analizë, një kur është shtrirë në spital, e një kur ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Lajm.

Të dy testet kanë qenë negative, sepse fëmiu nuk ka pasur as pneumoni, as simptome të koronavirusit.
Lidhur me laborantin e kësaj klinike i infektuar me Covid 19, i është bë anketë epidemiologjike, si dhe një pjese të kolegëve me të cilët ka qenë në kontakt. Pritet të realizohet edhe pjesa e dytë e anketës, që me siguri do të tregojnë se ku është infektuar laboranti.