Ndërroi jetë nëna e pesë ushtarëve të UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Demaku nga Abria për ndarjen nga jeta të nënës së pesë bijve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënës Qamë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Haradinaj ka thënë se nëna Qamë pati një jetë me plotë vuajtje e sakrifica.

“Një jetë me plotë vuajtje e sakrifica, për lirinë që është e përjetshme. Faleminderit Nana Qamë. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Linku i postimit të plotë:

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/2254538788003856/?type=3&theater