Ndërroi jetë legjenda e basketbollit maqedonas, Bllagoja Georgievski

Legjenda e basketbollit të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Georgievski-Bushtur, humbi jetën e tij në fatkeqësi komunikacioni në Shkup. Siç shkruajnë mediat maqedonase, ai doli nga rruga dhe goditi blloqet e betonit për skaj bulevardit. Policia po heton rastin.

Georgievski ndërroi jetë në moshën 69 vjecare dhe ishte nënkryetar i KOM.

Ai ishte një nga basketbollistët më të popullarizuar në Maqedoninë e Veriut. Sukseset më të mëdha i pati me Rabotnickin. Si basketbollistë i ish Jugosllaviës fitoi kampionatin ballkanik në Rijekë në vitin 1970.

Në vitin 1971 në Gjermani fitoi medaljen e argjendtë. Në vitin 1976 mori pjesë në LOV në Montreal, ku fitoi medaljen e argjendtë.

 

Ishte trajner i Maqedonisë dhe trajner i MZT Skopje. Varrimi i tij do të bëhet ditën e shtunë./Gazeta Lajm/