Ndërroi jetë ish-deputeti shqiptar në Maqedoni, Agim Ramadani

Ka ndërruar jetë ish-anëtari dhe deputeti i Partisë Demokratik Shqiptare (PDSH), Agim Ramadani nga Zhelina e Tetovës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur djali i tij, Venhari: “Të nderuar miq dhe familjarë, babai, Agim Ramadani, nuk është më fizikisht në mesin tonë. Zoti e deshi atë afër vetes. Varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Zhelinë pas namazit të drekës”.

Agim Ramadani ka qenë deputet në përbërjen e vitit 2006-2008 të Parlamentit të Maqedonisë.