Ndërroi jetë ish deputeti Amdi Bajram

Për shkak të komplikimeve me zemrën ka ndërruar jetë ish deputeti Amdi Bajram. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga partia e tij, Lidhja e Romëve. Bajram ka qenë ndër deputetët me më shumë mandate në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.