ASH: Bogdanoviq të japë doreheqje! Kosova e pavarur realitet i pakthyeshëm!

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq, vazhdon me provokimet e tija ndaj një realiteti të pakontestushëm siç është Kosova e Pavarur.

Ky sërbofil që sheh endërra me sy hapur, harron se është Kryetar i Komunës Qendër të Shkupit, kryeqytetit të një vendi që ka pranuar dhe ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran dhe është i obliguar t’i respektojë vendimet e Qeverisë, Kuvendit por edhe Kushtetutën e vendit.

Bogdanoviq është i obliguar ta respektoj Kushtetutën e vendit të tij para se ta flasë për Kushtetutë ne Sërbisë!

E përkujtojmë Bogdanoviqin se edhe me Ligjin e Kushtetutes të cilin e propozoj dhe e inkorporoj ASH në ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht kufizohet me Republikën e Kosovën. Bogdanoviq me dekratën e tij tregon se nuk e respekton Kushtetutën e vendit dhe si i tillë nuk është i denjë për të udhehequr me një Komunë prandaj duhet te jap doreheqje menjeherë.

Bogdanoviq me deklaratën e tij bie ndesh me shumicën absolute të shteteve të BE dhe të SHBA të cilët e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran.

Ftojmë partinë e tij LSDM të deklarohet se a pajtohet me deklaratat e Bogdanoviqit? Nëqoftëse jo, të njejtit t’i kërkojë të dorëhiqet!
Bogdanoviq kurrë nuk e ka patur përkrahjen e ASH gjatë zgjedhjes së tij per Kryetar të Komunës qendër dhe kurë nuk do ta ketë. Por shtrohet pyetja se si ndihet partneri i tyre i koalicionit BDI që e kanë votuar në zgjedhjet e kaluara komunale?

Para se te japë dorëheqje Bogdanoviq është mirë që ta mësojë gjeografinë dhe ta kuptojë se me kënd kufizohet shteti i tij.
Bogdanoviq tju kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës por edhe gjithë shqiptarëve për provokimin e rëndë dhe të pa justifikueshëm!

Aleanca për Shqiptarët

24.10.2020