Ka vdekur si pasojë e një infarkti në moshën 44-vjeçare ish- ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Naim Memeti.
Por çmenduria nuk ka kufi dhe këtë e ka dëshmuar një maqedonas përmes një komenti vrasës albanofob dhe fashizoid.
“le të shuhen të gjitha këta të neverishtëm”, ka shkruar Goran Trajkov, i cili duhet të përgjigjet para drejtësisë për gjuhën e tillë.
Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018.
Naim Memeti ka lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Memeti ka vdekur si pasojë e infarktit duke u falur në Xhami dhe lajmi ka shokuar familjen dhe miqtë e tij.