Ndërpritet qarkullimi në rrugën Shtip-Koçan, shkak zjarri

Rruga magjistrale Shtip-Koçan sonte, prej orës 21:00 është në ndërprerje për qarkullim në të dy drejtimet.

Shkak është shpërthimi i zjarrit, i cili ka kapluar tokat ndërkaq është duke u shpërndarë në drejtim të rrugës magjistrale.

Siç njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë, qarkullimi është normalizuar në rrugën rajonalen Dellçevë – Pehçevë./TV21