Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi një takim online me ekspertë ndërkombëtarë, për të analizuar dhe vlerësuar ndërhyrjet kardiokirurgjikale në vend. Siç kumtuan nga ministria, takimi synon standardizimin e dokumentacionit të pacientëve dhe harmonizimin e metodologjisë së analizës, ndërsa ekspertët e huaj, përfshirë dr. Ugolino Livi nga Italia dhe dr. Nikola Lakiq e dr. Çerçek Miha nga Sllovenia, do të japin një vlerësim të pavarur profesional për çdo lëshim ose boshllëk sistemor. Ministri ka theksuar se qëllimi i procesit është përmirësimi i performancës së sistemit shëndetësor, vendosja e standardeve evropiane dhe rikthimi i besimit të qytetarëve.
Lajme Ndërhyrjet kardiokirurgjikale, ministri Aliu diskuton me ekspertë të huaj



