Ndërhyrja ‘kriminale’ që mund t’ia kishte humbur karrierën Mbappes

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ishte shumë me fat mbrëmë (e mërkurë), pasi shpëtoi për mrekulli nga një lëndim i madh i mundshëm.

Paris Saint-Germain fitoi me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Brest duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Francës.

Mbappe (34’), Danilo Pereira (37’) dhe Goncalo Ramos (90+) shënuan për vendasit, ndërsa Steve Mounie (65’) shënoi për mysafirët.

Megjithatë, pas golit të parë të mysafirëve pati një episod të ‘frikshëm’, ku Mbappe shpëtoi mrekullisht.

Luhej minuta e 69-të kur Lilian Brassier bëri një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa direkt në këmbën e yllit francez.

Kjo ndërhyrja u sanksionua me karton të kuq nga gjyqtari, por ishte aq e ashpër sa mund t’ia kishte humbur karrierën Mbappes.