Ndalohet shtija e 49 mijë paketimeve me hurma në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë njoftoi se ka ndaluar shitjen e rreth 49 mijë paketimeve të hurmave që siç thonë, për mos përputhje të peshës së deklaruar në parapaketim, përcjell TV21.

“Gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, realizon çdo ditë, në disa subjekte ekonomike të inspektuara, është hasur në parregullësi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve. Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti. Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gram dhe 600 gram nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë”, thuhet në njoftimin e MINT.