Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikës në Sektorin për punë të brendshme Tetovë për periudhën 4 dhe 5 maj, është evidentuar se në këtë rajon dy persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Dy persona janë privuar nga liria dhe do të vijojnë parashtresa përkatëse për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, theksojnë nga SPB Tetovë.
“Sipas të dhënave statistikore të SPB Tetov[, në 24 orët e fundit 19 personave në rajonin e Tetovës u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa deklarata për vetizolim kanë nënshkruar 10 persona. Në këtë periudhë janë kontrolluar 146 persona me vendim për izolim dhe 45 persona me deklarata të nënshkruara për vetizolim”, informon policia e Tetovës.
Për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse gjashtë persona kanë marrë paralajmërim me shkrim.