Ndalesa e qeseve plastike po shpërfillet masivisht

Sot mbushet një vit nga hyrja në fuqi e ndalesës së përsëritur të qeseve plastike. Si edhe gjatë ndalesës së parë nga viti 2013, edhe pas ndalesës nga viti 2021, përdorimi i qeseve plastike vazhdon. Si të mos ekzistojë ligji si dhe të mos ekzistojë problemi i ndotjes me plastikë, bëhet e ditur në kumtesën e Nismës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës.

Sipas Entit të Statistikës, në vitin 2021 është prodhuar sasi enorme prej 5.800 tonë qese dhe thasë plastike, gjegjësisht çdo ditë nga 16 tonë të pabesueshme, ndërsa prodhimi i tillë i tepruar dhe konsumi i qeseve plastike me tempo të ulur, siç qëndron në kumtesë, vazhdoi edhe këtë vit.

Sipas Iniciativës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës, hapi i vetëm pozitiv që është bërë është sa i përket të ashtuquajturave qese plastike biodegraduese të cilat shiten në arka. “Edhe pse vazhdoi përdorimi edhe i këtyre qeseve, ulja është e dukshme. Kjo ka të bëjë, përveç çmimit që paguhet për to, edhe për njohuritë e qytetarëve se ekziston alternativë për përdorimin e qeseve plastike, çantat e pëlhurës”, theksohet në kumtesë.