Ndajnë të njëjtën ditëlindje, Arbana e uron partnerin me fjalët më të ëmbla

Moderatorja e njohur shqiptare dhe partneri i saj festojnë sot ditëlindjen së bashku, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme çifti i njohur kanë zgjedhur të urojnë publikisht njëri-tjetrin në Instagram, duke mos i kursyer fjalët e zemrës.

Arbana ka zgjedhur që ditëlindjen partnerit t`ia urojë përmes një postimi në Instagram duke e quajtur atë bekimin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, shkruan Arbana./Lajmi.net/