Ndahet nga jeta kitaristi i “Whitesnake”, Bernie Marsden

Kitaristi Bernie Marsden, i njohur për performancën me grupin britanik të rock-ut “Whitesnake” gjatë viteve 1970 dhe 80, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Muzikanti britanik vdiq ‘në mënyrë paqësore’ të enjten, i rrethuar nga gruaja dhe vajzat e tij, tha familja në një deklaratë.

Së bashku me David Coverdale, Marsden bashkëthemeloi “Whitesnake” dhe punoi në këngë të njohura si “Here I Go Again” dhe “Fool For Your Loving”.

Foto: Shutterstock

Në një deklaratë, familja e Marsden tha: “Jemi të pikëlluar të ndajmë që Bernie Marsden ka ndërruar jetë”.

“Bernie na la paqësisht të enjten në mbrëmje, me gruan e tij Fran dhe vajzat Charlotte & Olivia pranë tij”.

Bernie Marsden në 1993

“Bernie vazhdoi dashurinë e tij për muzikën, shkrimin dhe incizimin deri në fund”, thotë mes tjerash deklarata.

I lindur në Buckingham, Marsden filloi karrierën e tij muzikore me grupe të ndryshme përpara se të bëhej profesionist me UFO në 1972.

Përveç viteve të tij në “Whitesnake”, Marsden regjistroi albume solo dhe luajti me muzikantë të tjerë ikonë të rock-ut si: Robert Plant, Paul Ëeller, Jon Lord i “Deep Purple” dhe Gary Moore nga “Thin Lizzy”. 

Foto: Getty Images