Dafina Zeqiri përfundon koncertet: Faleminderit që keni ardhur në çdo ndejë, rikthehemi me projekte dhe albumin e ri

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila edhe këtë verë ka qenë e stërngarkuar me mbrëmje e koncerte.

Ndonëse ndodhemi në fund të verës, artistja e njohur falënderon fansat që e kanë ndjekur në çdo koncert e që e kanë përkrahur për këngët e reja.

Foto: Screenshot/Threads

Krijuesja e hitit “Si mua” zbulon se tani do të marrë disa ditë pushimi dhe se do të rikthehet më pas me projekte e albumin e ri.

“Një sezon e mahnitshme vere. Faleminderit shumë të gjithë ju që keni ardhur në çdo nejë & e keni bërë të paharrueshme”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Tutje, Zeqiri shtoi: “Faleminderit gjithë ju që nuk keni ardhur por keni treguar mbështetje, dashuri në çdo projekt. Koha për pushime & rikthehemi me projekte tjera. Mos të harrojmë edhe albumin”.

Dafina këtë periudhë solli edhe disa këngë e bashkëpunime që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Foto: Screenshot/Instagram