Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës

Babai i Ilir Metës, Rexhep Meta, ka ndërruar jetë këtë të hënë, shkruan A2 CNN.

Për këtë arsye, ish-presidenti Meta ka kërkuar leje për të dalë nga qelia, për të marrë pjesë ne ceremoninë mortore.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, postoi një video në Facebook ku tha se ishte duke biseduar me Metën në ambientet e burgut “Jordan Misja”, kur ai mori vesh lajmin e hidhur.

“Ai tregoi një vetëpërmbajtje për t’u admiruar”, tha Cakrani. “Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë. Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment. Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Meta për humbjen e njeriut të dashur”. (A2 Televizion)