Kumanovari përfundoi në burg për shkak se kidnapoi dhe e malltretoi bashkëqytetarin e tij.
Policia e Kumanovës (SPB-Sektorit për Punë të Brendshme) e ka arrestuar personin me iniciale D.P. i moshës 35 vjeçe, i cili dyshohet se gjatë periudhës së kaluar në shtëpinë e tij, e ka mbajtur dhunshëm bashkëqytetarin e tij, të cilin e detyronte që në mënyrë oral ta kënaqtte (t’i shërbente) dhe e malltretonte.
Sipas informacioneve të Policisë së Kumanovës, rasti i këtillë kishte nodhur me datën 29 dhe 31 maj, kur i dyshuari , sipas kallëzimit penal, me dhunë e ka mbajtur 36-vjeçarin në një objekt në Kumanovë. Sipas denoncimit, gjatë kësaj periudhë kohore D.P., disa herë fizikisht e kishte sulmuar viktimën, duke e detyruar që ai t’i ofronte shërbime orale, si dhe e detyronte të drogohet.
Gjatë aksionit (batstisjes) të policisë, tek i dyshuari u gjetë dhe konfiskua drogë, si dhe mjete tjera të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin në fjalë.
Pas bastisjes i dyshuar u arrestua dhe momentalisht po mbahet në paraburgim, ndërsa pas kompletimit të plotë të rastit, do të ndëmerren edhe masa tjera adekuate ligjore.
Maqedoni I kërkonte shërbim oral dhe e detyronte të drogohet





