Naumovski: Vaji Briliant mbulon 40% të tregut vendas, kemi rezerva për tre muaj

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Vitaminka”, Sasho Naumovksi sot deklaroi se kjo kompani eksporton produkte në 30 shtete, përcjell TV21. Naumovski tha se brendi i vajit Briliant për momentin mbulon 40 për qind të tregut në vend, ndërkaq theksoi se kompania ka stoqe për prodhim të pandërprerë të vajit për 3 muaj.

“Aktualisht eksportojmë në 30 shtete, 47 për qind të prodhimit tonë shkon në eksport. Fabrikën Brilijan të cilën e blemë para 4 viteve, më duhet të them se fillimisht e kemi blerë për nevojat personale për brendin StobiFlips dhe prodhim të majonezit, shumi vite kemi qenë përdorues të vajit për ushqim Briliant dhe për këtë qëllim duhej të realizojmë këtë investim. Për momentin kemi 40 prë qind të tregut për vaj për ushqim, aktualisht kemi siguruar stoqe për punë të pandërprerë për 3 muaj dhe kemi siguruar kontrata me furnizuesit tanë nga rrethina prej ku vazhdimisht furnizohemi me vaj të papërpunuar”, tha mes tjerash Naumovski.