NATO vjen t’i shpëtojë popujt liridashës nga hegjemonia e huaj dhe bandat tuaja kriminale

Abdulla Mehmeti

Pse politika i mashtron qytetarët shqiptarë dhe të tjerë në Maqedoninë Veriore, kinse këta e paskan sjellë NATO-n këtu?

NATO ka kohë që ka ardhur në këtë shtet dhe në shtetet tjera të rajonit ballkanik (Gadishulli Ilirik):
– për ta sjellë paqen dhe sigurinë, progresin dhe qytetërimin perëndimor;
– për ta dëbuar hegjemoninë ruse nga ky rajon i përgjakur pandalur, ku vetëm gjatë shekullit të kaluar ka nxitur dy luftëra botërore, dy luftëra ballkanike dhe shumë konflikte dhe luftëra të tjera shkatërruese mes popujve dhe shteteve të këtij rajoni;
– kundër regjimeve gjakatare që kanë kryer gjenocide dhe krime ndaj shqiptarëve autoktonë dhe ndaj popujve të tjerë josllavë dhe jogrekë në rajon;
– kundër politikave hegjemoniste që kanë shpërngulur me dhunë miliona banorë vendës nga vatrat e tyre dhe ka sjellë më tepër se aq kolonizatorë nga shkretëtirat e Azisë, për ta ndryshuar strukturën etnike në pjesën më të madhe të krahinave dhe shteteve të këtij rajoni, sidomos në territoret etnike ilire-shqiptare.

NATO ka ardhur këtu:
– t’i korrigjojë gabimet historike ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë liridashës, që së paku dy shekujt e fundit kanë qenë nën hegjemoninë serbe dhe ruse: shqiptarët, kroatët, malazezët, boshnjakët, maqedonët vendës;
-t’i shpëtojë qytetarët e rajonit nga krimet dhe gjenocidi i ushtruar mbi një shekull në këto hapësira;
-t’i shpëtojë edhe nga mortaja e kuqe komuniste dhe klika e juaj politike dhe kriminale që keni ushtruar për dekada me radhë, përmes agjenturave serbe, greke e iraniane dhe satelitët e tyre në rajon, në Evropë dhe gjetiu;
– ka ardhur ta ndërtojë, forcojë dhe zhvillojë demokracinë dhe t’i hap rrugë krijimit të shteteve ligjorë në vendet e këtij rajoni, të ngulfatur nga hegjemonia komuniste serbe e ruse, si dhe politikat tuaja dhe bandat kriminale si ju në shërbim të tyre!

NATO është shpëtimi dhe shpresa e qytetarëve dhe popujve liridashës, nuk është aleati i agjenturave sllave komuniste dhe bandave çetnike, të cilave do t’ua bëjë gjyqin dhe do t’i hedhë në plehrat e historisë.

(15 shkurt 2020)