LSDM-ja: Kandidati për ministër të Brendshëm, jokushtetues

LSDM-ja ka kumtuar sot se pas konsultimeve me ekspertët dhe opinionin është konstatuar se propozimi i VMRO-DPMNE-së për ministër të brendshëm teknik është jokushtetues. Ata thonë se partia e Hristijan Mickoskit duhet të propozojë një kandidat tjetër. Sipas tyre, opozita nuk mund të thirret në rastet e mëhershme të shkeljes së Kushtetutës sepse kjo nuk duhet të bëhet praktikë. Opozita maqedonase një ditë më parë propozoi Dragan Kovaçkin për ministër të Brendshëm në Qeverinë teknike. Kovaçki është nga radhët e ushtrisë dhe ka gradën kolonel.