NATO nga Samiti i Viliniusit kërkesë Kosovës dhe Serbisë: Palët menjëherë të de-përshkallëzojnë dhe t’i kthehen dialogut

NATO ka lëshuar një deklaratë, bashkë me shtetet aleate nga Samiti i Vilinusit, në të cilën ndër pikash, përmendet specifikisht raporti mes Kosovës dhe Serbisë.

”Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë, t’i kthehen dialogut dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur së fundmi në Bruksel dhe Ohër”, transmeton klankosova.tv.

Tutje nga ky samit, NATO thotë se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian por dhe përpjekjet tjera që synojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

Megjithëkëtë, NATO thekson se mbeten të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, përfshirë forcat e KFOR-it.

”KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.

”Veprimet e fundit përshkallëzuese janë të papranueshme dhe ne dënojmë dhunën në veri të Kosovës si dhe sulmet e paprovokuara që shkaktuan lëndime serioze te ushtarët e NATO-s . Ne kemi rritur praninë e trupave të KFOR-it për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura”.

”Çdo ndryshim në qëndrimin tonë të forcës në KFOR do të mbetet i bazuar në kushte dhe jo i bazuar në kalendar”, specifikohet mes tjerash, transmeton klankosova.tv.